AKU ditën e sotme ushtroi 162 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 

AKU ditën e sotme ushtroi 162 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: markete, ambalazhim mjalti, përpunim vezë e lëngët, baxho, tregtim fruta-perime, tregtim produkte mishi, përpunim të produkteve të peshkut, sallameri, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 3 gjobë për mungesë gjurmueshmërie.
 
U bllokuan 2 thasë miell dhe 250 kokrra vezë si dhe në bazë të rezultatit pozitiv të raport provës u bllokuan 190kg produkt djathë kackavall.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 49 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh në fruta perime.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.