AKU – AKSION PËR TË LUFTUAR MASHTRIMIN USHQIMOR

 

AKU, sektori i Monitorimit dhe Mashtrimit Ushqimor në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese si dhe Policinë e Shtetit, bëri të mundur finalizimin e aksionit të kryer mbi informacione të marra për të luftuar informalitetin e operatorëve të biznesit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Konkretisht AKU ka ndërprerë aktivitetin e subjektit i ndodhur në qytetin e Pogradecit në Qarkun e Korçës për shkak të mashtrimit ushqimor nëpërmjet etiketimit të produkteve që përpunonte dhe tregtonte.

Kontrolli zyrtar është në vijim në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për vepra penale: punësim i paligjshëm dhe mashtrim me produktet ushqimore, konkretisht parashikimeve të Nenit 170/a dhe Neni 288/c të Kodit Penal për administratorin e Operatorit të Biznesit Ushqimor.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,