AKU ditën e sotme ushtroi 124 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 

AKU ditën e sotme ushtroi 124 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: markete, bar-restorante, baxho, tregtim fruta-perime, tregtim produkte mishi, përpunim të produkteve të peshkut, përpunim i produkteve të duhanit etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 15 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mos përditësim të regjistrave të HACCP. 
 
Në subjektet me aktivitet” Tregtim me pakice te produkteve plehëruese” u be zhbllokimi i produkteve plehëruese 15.5 ton bazuar ne përgjigjen zyrtare te analizave te cilat rezultuan konform legjislacionit ne fuqi.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 9 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë.
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme