AKU në zbatim të fushëveprimit të tij ka kryer ditën e sotme 134 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

AKU në zbatim të fushëveprimit të tij ka kryer ditën e sotme 134 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, pastiçeri, stabiliment përpunim qumështi, baxho, kantinë vaji, thertore mishi të kuq, anije peshkimi, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575) dhe verifikim kushtesh për IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 13 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. U zhbllokuan 4.5t farë gruri pas rezultatit konform të raport provës dhe u bllokuan 300L raki frutash pas raport provës mbi normë të aciditetit.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 8 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të