AKU gjatë aktivitetit të kryer ditën e sotme ushtroi 146 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

AKU gjatë aktivitetit të kryer ditën e sotme ushtroi 146 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, përpunim ambalazhim vaj ullinj, stabiliment veze, baxho, fabrikë vaji, thertore, kopshte dhe çerdhe, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 37 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produktit.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 18 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë, si dhe fuqinë mbirëse në fara dhe analizim elementësh.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme