Deklarata e Vlerave Ushqyese

 

  1. Çfarë informacioni duhet të shfaqet në deklaratën vlerave ushqyese

Informacioni mbi sa vijon duhet të deklarohet për 100g/ml të produktit: Energjia (kJ/kcal), Yndyra (g), Yndyrna të ngopura, Karbohidrate (g), Sheqerna (g), Proteina (g) dhe Kripë (g) (Shtojca XIII Pjesa B, VKM 434 datë 11.07.2018).

 

  1. Si duhet të paraqitet informacioni? (Shtojca XIII Pjesa B, VKM 434 datë 11.07.2018)

Të dhënat, përfshihen në të njëjtën fushëpamje. Ato paraqiten së bashku, në format të qartë dhe, sipas rastit, në rendin e prezantimit të parashikuar në shtojcën XV, VKM 434 datë 11.07.2018.

Të dhënat e përmendura paraqiten, nëse ka hapësirë, në një tabelë, me numra të harmonizuar. Kur nuk ka hapësirë të mjaftueshme, deklarata shfaqet në format linear.

Në rastet kur vlera e energjisë ose sasia e vlerave ushqyese në një produkt është e papërfillshme,

Informacioni për këto elemente mund të zëvendësohet me deklaratën: “Përmban sasi të papërfillshme të …” dhe të paraqitet pranë deklaratës së vlerave ushqyese, kur është e pranishme.

 

Energjia dhe vlerat ushqyese

Sasi referuese

Energji

8 400 kJ/2 000 kcal

Yndyrna totale

70g

Të ngopura

20g

Karbohidrate

260 g

Sheqerna

90g

Proteina

50g

Kripë

6g

 

  1. A duhet të jepen informacionet ushqyese vetëm për 100g/ml?

Vlera e energjisë dhe sasia e vlerave ushqyese shprehet për 100 g ose për 100 ml, me anë të njësive të matjes, të dhëna në shtojcën XV VKM 434 datë 11.07.2018.

Deklarata për vitaminat dhe mineralet, përveç formës së shprehjes së përmendur në pikën 1 të këtij neni, shprehet si përqindje e sasive referencë të konsumit për 100 g ose për 100 ml.

Kur informacioni paraqitet në përputhje me pikën 3 të këtij neni, shumë pranë tij paraqitet deklarata shtesë: “Sasia referencë e konsumit mesatar për një të rritur (8400 kJ/2000 kcal)”.

 

  1. A mund të shtohen lëndë ushqyese të tjera në deklaratën e vlerave ushqyese? (Shtojca XIII, Shtojca XV, Deklarata e Vlerave Ushqyese

 

Përmbajtja e deklaratës së detyrueshme të vlerave ushqyese, e përmendur në pikën 1 të këtij neni, mund të plotësohet me deklarimin e sasive të një ose më shumë treguesve, si më poshtë:

         a) Me një lidhje të pangopur;

         b) Me shumë lidhje të pangopura;

         c) Poliolet

          ç) Niseshte;

          d) Fibra.

 

  1. A është informacioni ushqimor i detyrueshëm për të gjitha ushqimet e paketuara?

Informacioni ushqimor në etiketa u bë i detyrueshëm bazuar në Vendimin i Këshillit të Ministrave VKM nr. 434, datë 11.07.2018 “Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informimin e Konsumatori” hyri në fuqi nga data 19.07.2020. Ka disa përjashtime nga këto rregulla.

Përjashtimi i përbërësve të produktit ushqimor nga lista e përbërësve

Pa rënë ndesh me nenin 21 të VKM, nuk nevojiten të përfshihen në listën e përbërësve të një produkti ushqimor përbërësit e mëposhtëm:

  a) Elementet e një përbërësi që kanë qenë përkohësisht të ndara gjatë procesit të prodhimit dhe më vonë janë përfshirë sërish në ushqim, por duke mos e kaluar sasinë e tyre fillestare;

   b) Aditivët ushqimorë dhe enzimat ushqimore:

  1.   prania e të cilëve në një produkt të caktuar ushqimor i detyrohet vetëm faktit që aditivët ndodheshin në një ose më shumë përbërës të këtij produkti, në përputhje me parimin e transferimit, të përmendur në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 18, të udhëzimit nr. 18, datë 17.11.2010, i ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, “Për aditivët ushqimorë të përdorur në produktet ushqimore”, me kusht që ato të mos kenë ndonjë funksion teknologjik në produktin përfundimtar;
  2. që janë përdorur si lëndë ndihmëse të përpunimit.

c) Ndihmësit teknologjikë dhe substancat që nuk janë aditivë, por të cilët janë përdorur në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtin qëllim si ndihmësit teknologjikë dhe në sasi të nevojshme;

ç) Substancat që nuk janë aditivë, por që janë përdorur në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtin qëllim si lëndët ndihmëse në përpunim dhe që janë akoma të pranishëm në produktin final edhe nëse paraqiten në formë të ndryshuar;

d) Uji:

  1. kur përdoret gjatë procesit të prodhimit vetëm për rikthimin e një përbërësi të përdorur në formë të përqendruar ose të dehidratuar;
  2. në rastin e një mjedisi të lëngshëm, që nuk konsumohet normalisht.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që ështëgadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotëpër cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllimgarantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisëushqimore është një proces dinamik, për të cilin stukturaqëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin, duke evituar rrezikun e panikut dhe atë tëdisinformimit të qytetarëve. Në kuadër të transparencës institucionale dhe komunikimin me publikun informojmë se referuar informacionit të ardhur ngasistemi RASFF më datë 10.12.2024, me temë: “Arsenikinorganik mbi limitin e lejuar në ushqim për fëmijë”, në të cilinShqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojme se:  Në muajt Korrik, Gusht dhe Shtator 2024 janë importuar në total 80 pako, ose 16 kg produkt “Crema di