Gjatë ushtrimit të aktivitetit, AKU ka kryer 111 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive

 

Gjatë ushtrimit të aktivitetit, AKU ka kryer 111 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor të kategorive: stabiliment prodhim veze, stabiliment prodhim/ambalazhim pije alkolike, thertore, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe është vendosur 1 gjobë për shkelje në një subjekt të prodhimit dhe tregtimit të fidanëve.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 3 mostra për analizim. Janë asgjësuar 536kg produkte ushqimore me origjinë shtazore dhe janë kthyer në vendin e origjinës 5330kg nektarina.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme