Gripi i shpendëve: virusi që përhapet me shpejtësi në Evropë

Rreziku i lëvizjes së gripit të shpendëve në vendet evropiane të paprekura më parë është i lartë, sipas një përditësimi të botuar nga EFSA, i cili tregon se virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë kontinentin.

Brenda muajit të kaluar më shumë se 300 raste janë raportuar në Belgjikë, Danimarkë, Francë, Gjermani, Irlandë, Hollandë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e zbulimeve ishin në zogj të egër megjithëse ka pasur një sere shpërthimesh në shpendë. Raporti i ri e vlerëson mundësinë e përhapjes së virusit nga zogjtë e egër tek pulat te jete po aq i larte.

Në vështrimin e saj të mëparshëm EFSA paralajmëroi që gripi shume patogjen i shpendëve (HPAI) mund të përhapet shpejt në Evropën Perëndimore pas shpërthimeve midis zogjve të egër dhe shtëpiak në Rusinë Perëndimore dhe Kazakistan këtë verë.

Asnjë rast njerëzor nuk është zbuluar në shpërthimet e reja deri më tani dhe rreziku i transmetimit tek publiku i gjerë mbetet shumë i ulët. Sidoqoftë, evolucioni i viruseve duhet të monitorohet nga afër për të vlerësuar rrezikun e vazhdueshëm të shfaqjes së viruseve që mund të transmetohet te njerëzit.

Raporti u prodhua me mbështetjen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Laboratorin Evropian të Referencës për Gripin e Shpendëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme