Krahas zbatueshmërisë së ligjit, për çdo biznes që prodhon ose tregton produkte ushqimore që cënojnë shëndetin e konsumatorit, Z Skënderi, theksoi rëndësinë e këshillimit të bizneseve ushqimore, për të parandaluar sa më shumë fenomene të tilla.
Shëndeti i konsumatorëve është fokusi kryesor i AKU-së, ndaj të gjithë do të bëjmë më të mirën për ta mbrojtur atë, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i AKU-se , duke shprehur në vijimësi mbështetjen për të gjitha trupat monitoruese të AKU-së si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid dhe rolin ndërgjegjësues ndaj bizneseve dhe qytetarëve.