AKU gjatë ditës së sotme ka kryer 755 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 755 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë nëpër biznese ushqimore 15 masa administrative me paralajmërim për sistemim të ambienteve të prodhimit, rinovim të librezave shëndetësore ashtu edhe rinovim të analizave të ujit.

AKU si pjesë e Task-Forcës ka vijuar me monitorimin e bizneseve në të gjithë vendin, niveleve të sistemit arsimor për zbatim të protokolleve të sigurisë anti-covid.

Gjithashtu janë këshilluar edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës , si mjet mbrojtës ndaj shpërndarjes së coronavirusit.

AKU vazhdon pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,