AKU kryen 446 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim Task-Forca vijon të këmbëngulë në zbatimin e protokolleve të sigurisë nga çdo biznes, për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë dhjetë paralajmërime në biznese ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, mungesë të Planit 3D  etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë  41 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon punën pandërprerë në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,