AKU kryen 406 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat Inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme me inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në monitorime Task-Forca vijon me kontrolle e këshillime në çdo biznes në zbatimin rigoroz të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë nëpër biznese 26 paralajmërime për mungesa të librezave shëndetësore, rinovime të analizave të ujit, ambiente prodhimi të pa sistemuara etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 20 mostra kryesisht në monitorim të qumështit, për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme