Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.
Në çdo monitorim Task-Forca vijon të këmbëngulë në zbatimin e protokolleve të sigurisë nga çdo biznes, për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19.
Gjatë inspektimeve janë dhënë dhjetë paralajmërime në biznese ushqimore, për mungesë të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, mungesë të Planit 3D etj.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 41 mostra kryesisht në monitorim të qumështit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon punën pandërprerë në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.
#BashkëpërSigurinëUshqimore