Kapitulli 12 i negociatave me BE-në në fokus të takimit të AKU për sigurinë ushqimore

Në kuadër të Kapitullit 12 për “Sigurinë Ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare”, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim pune me qëllim forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe infrastrukturës së sigurisë ushqimore.
U diskutua për disa prej prioriteteve kryesore, si:
* Programi Kombëtar për Përmirësimin e Stabilimenteve
* Plani Kombëtar i Infrastrukturës Laboratorike
* Kapacitetet institucionale dhe administrative
Znj. Gjylameti theksoi rëndësinë e koordinimit institucional dhe të qasjes së integruar për garantimin e standardeve të larta të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme