AKU zhvillon trajnim për inspektorët e Drejtorisë Rajonale Berat mbi verifikimin e kartës teknologjike dhe planit HACCP

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi një trajnim praktik me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Berat mbi standardet teknike dhe ligjore të verifikimit të kartës teknologjike dhe planit HACCP gjatë inspektimeve në subjekte me aktivitet prodhues dhe përpunues të ushqimeve.

Objektivi kryesor është rritja e kapaciteteve të inspektorëve dhe përditësimi me standardet e reja në identifikimin e rreziqeve, parandalimin e mashtrimit ushqimor dhe ballafaqimin e dokumentacionit në terren përmes listave të kontrollit dhe rasteve studimore praktike, ndërsa veprimtaria u përmbyll me një test të shkurtër interaktiv për pjesëmarrësit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme