Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka qenë i pranishëm këtë herë në Shkodër, pranë subjekteve ushqimore të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth perimetrit të insitucioneve arsimore me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe shtimin e kujdesit ndaj konsumatorëve të vegjël.
U komunikua dhe u sensibilizuan subjektet duke parë nga afër plotësimin e kërkesave ligjore, evidentimin e mangësive si dhe u këshilluan për përmirësimin e mëtejshëm të aktivitetit të tyre. Subjekte si markete, supermarkete, njësi treating, fast-food, pastiçeri, furra buke etj., ishin fokus i monitorimit të kryer rreth perimetrit të shkollave me qëllim evidentimin e plotësimit të kërkesave ligjore mbi elementë kryesorë si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj.
Komunikimi, sensibilizimi dhe inspektimi i subjekteve ushqimore rreth shkollave do të vijojë në të gjithë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, por edhe përmirësimin e mëtejshëm të subjekteve nëpërmjet bashkëpunimit me ta dhe konsumatorët.








