Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar monitorimin e subjekteve ushqimore, përfshirë njësi tregtimi, fast-food, markete, pastiçeri dhe supermarkete, me fokus zbatimin e kërkesave ligjore për plotësimin dhe mbajtjen e rregullt të dokumentacionit, respektimin e kushteve higjieno-sanitare, etiketimin e produkteve, kontrollin e datave të skadencës.
Ky monitorim zhvillohet në kuadër të ndërgjegjësimit të subjekteve ushqimore që ushtrojnë aktivitet në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.
Zbatimi i kërkesave ligjore është thelbësor për mbrojtjen e shëndetit dhe garantimin e sigurisë së fëmijëve.










