Siguria ushqimore / Drejtoresha e AKU-së raporton në Komisionin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Blerina Gjylameti mori pjesë në Komisionin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural, si pjesë e seancës dëgjimore lidhur me cështjet e së ushqimore sëbashku me Ministrin e MBZHR Z.Andis Salla dhe Zv.ministren Znj.Tana Kika.
Gjatë diskutimeve në Komision, Znj.Gjylameti parashtroi të gjithë punën që po bëhet nga Autoriteti Kombëtar I Ushqimit në lidhje me metodoligjinë e re të vlerësimit të riskut, bashkëpunimet me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë me trupat audituese të tyre, në ndihmesë për të arrtiur standardet e duhura të sigurisë ushqimore, si dhe përgatitjet për kapitullin e 12-të të sigurisë ushqimore, nga më sfiduesit për aderimin në BE.
Znj.Gjymaleti iu përgjigj pyetje të deputetëve të Komisionit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural në lidhje me sigurinë ushqimore, për investimet që do të kryhen për laboratorët si hallkë shumë e rëndësishme për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe problematikës me eksportin dhe importin e produkteve ushqimore.
Krahas numrit të madh të inspektimeve të kryera nga trupat inspektuese, numrit të masave administrative ndaj bizneseve, Drejtoresha e AKU-se theksoi edhe ndërmarrjen e shumë fushatave ndërgjegjësuese konsumatore dhe të OBU-ve, duke e përmbyllur se të thuash siguri ushqimore nuk është vetëm një detyrim institucional I AKU-së, është përgjegjësi maksimale e subjekte ushqimore, por mbi të gjitha është cështje e shëndetit publik dhe e rikthimit të besimit të qytetarëve tek produktet ushqimore që konsumaojnë.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme