Në Fier, u zhvillua fushata e radhës për ndërgjegjësimin e subjekteve ushqimore të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve arsimore.
U monitoruan dhe u sensibilizuan mbi rëndësinë dhe plotësimin e detyrave ligjore subjekte si pastiçeri, njësi tregtimi, furra buke, byrektore, markete, dhe fast-food.
Zbatimi me rigorozitet i elementeve kryesore dhe jo vetëm, si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj, e forcojnë më tej sigurinë ushqimore dhe garantojnë sigurinë e konsumatorëve të vegjël.
Monitorimi, komunikimi dhe sensibilizimi i subjekteve do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, forcimin e bashkëpunimit me subjektet dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend.






