AKU në Projektin TOKA në Korçë: Bashkëpunim për zhvillimin e bujqësisë dhe garantimin e sigurisë ushqimore

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, znj. Blerina Gjylameti, mori pjesë në aktivitetin e Projektit TOKA, në Korçë, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, zv.ministrin e MBZHR z. Arjan Jaupllari, si dhe Rektorin e Universitetit të Korçës z. Lorenc Ekonomi.

Projekti TOKA synon të mbështesë zhvillimin agroekonomik të rajonit të Korçës, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, fermerëve, akademisë dhe aktorëve të sektorit bujqësor.
Zhvillimi i bujqësisë dhe garantimi i sigurisë ushqimore janë dy prioritete të ndërlidhura.
Mbështetja e prodhimit vendas, forcimi i standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve, si dhe rritja e bashkëpunimit institucional janë thelbësore për një zinxhir ushqimor të sigurt dhe të qëndrueshëm.

AKU mbetet e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe garantimin e ushqimit të sigurt në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme