Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së në Korçë: Në fokus inspektimet me bazë risku dhe forcimi i kontrolleve zyrtare

Gjatë një vizite në qytetin e Korçës, Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim pune në ambientet e Drejtorisë Rajonale të AKU-së, ku diskutoi me trupat inspektuese mbi çështje me rëndësi për forcimin e kontrolleve zyrtare dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Në fokus të takimit ishte zbatimi i Planit të Inspektimeve me Bazë Risku, si një instrument i rëndësishëm për planifikimin dhe prioritizimin e kontrolleve, në funksion të identifikimit dhe menaxhimit sa më efikas të riskut ushqimor. Gjithashtu, u diskutua mbi procesin e kategorizimit të bizneseve ushqimore.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua rolit të trupave inspektuese në zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, rritjen e efektivitetit të kontrolleve dhe forcimin e bashkëpunimit për përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Përmes këtyre takimeve të punës, AKU synon të rrisë më tej efikasitetin e veprimtarisë inspektuese, të përmirësojë proceset e mbikëqyrjes dhe të forcojë angazhimin institucional për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme