Drejtori i Përgjithshëm i AKU Z. Robert Lili ka monitoruar nga afër zbatimin dhe respektimin e masave të marra kundër përhapjes së Covid-19 nga ana e Operatorëve të Biznesit Ushqimor.
Gjatë kontrolleve të kryera Z. Lili theksoi detyrimin dhe përgjegjësinë morale e ligjore, ku ndaj çdo subjekti i cili nuk merr dhe respekton masat anti-COVID do të ashpërsohen masat ndëshkuese.
Kontrollet e njëpasnjëshme do të vijojne duke vënë para përgjegjësisë çdo tentative për të hedhur poshte arritjet e deritanishme.
Asnjë shkelje dhe asnjë shkelës nuk do të tolerohet!
#BashkëiaDalim