Njoftim mbi hyrjen në fuqi të VKM-së së re të etiketimit të produkteve ushqimore

 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në zbatim të kërkesave të legjislacionit, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore në vend, risjell në vëmendje tek të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimorë (OBU) se më datë 19 Korrik 2020 hyn në fuqi VKM Nr. 434 datë 11.7.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”.

AKU i është drejtuar me një shkresë informuese  të gjithë Operatorëve të Biznesit Ushqimor nëpërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të ndryshme që përfaqësojnë interesat e subjekteve që prodhojnë, ambalazhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore.

 

Vendimin e gjeni në kategorinë Legjislacioni (VKM) në faqen web aku.gov.al

Informimi i Operatorëvë të Biznesit ushqimorë mbi kërkesat ligjore të përcaktuara në VKM Nr. 434 datë 11.07.2019 “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”

VKM nr. 434, date 11.7.2018

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme