Veprimtaria ditore inspektuese e AKU, gjobiten dy “Furra buke” në Tiranë dhe Fier për mosrespektim të aktit normativ

 

AKU vijon kontrollet në terren, gjobiten dy subjekte me aktivitet “Furrë buke” në Tiranë dhe Fier për mosrespektim të aktit normativ.

Gjatë ditës së sotme, trupat inspektuese të Drejtorive Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë në terren duke kontrolluar subjektet ushqimore për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe monitorime dhe këshillime në kuadër të masave të shtuara për mospërhapjen e COVID-19. Veprimtaria inspektuese ditore e AKU, si më poshtë vijon, duke:

  • Kryer 68 monitorime dhe kontrolle zyrtare, si dhe
  • Marrë 2 masa administrative “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë, në dy subjekte me aktivitet “Furrw buke” në Tiranë dhe Fier, për mosrespektim të aktit normativ, për ndalimin e prerjes së bukës.

Në pjesën më të madhe të kontrolleve në të gjithë territorin janë vërejtuar se subjektet plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, disponojnë dokumentacionin e duhur për sigurinë ushqimore, si dhe kanë pajisur personelin me masat mbrojtëse ndaj COVID-19 (maska, doreza dhe dezinfektantë).

AKU do të vijojë kontrollet dhe nuk do të tolerojë asnjë tentativë abuzimi si dhe bashkëpunimin me këdo që zbaton ligjin dhe masat e mara në mbrotje të shëndetit të të gjithëve.

Së bashku, do t’ ia dalim!

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme