AKU vijon në Dibër fushatën ndërgjegjësuese me OBU pranë shkollave

Nga Dibra ka vijuar ndërgjegjësimi i subjekteve ushqimore në kuadër të mbarëvajtjes se vitit të ri shkollor.

Gjatë kesaj kohe u monitoruan dhe këshilluan subjekte si fast-food, njësi tregtimi, markete dhe supermarkete me fokus plotësimin e kërkesave ligjore mbi elementë kryesor dhe jo vetëm, si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj.

Komunikimi dhe sensibilizimi i subjekteve do të vijojë në të gjithë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme