Në Kukës, fushata ndëgjegjësuese me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore ka vijuar në subjektet ushqimore si pastiçeri, fast-food, njësi tregtimi, byrektore, piceri, markete dhe supermarkete që ushtrojnë aktivitetin në afërsi të shkollave.
Në fokus zbatimi i kërkesave ligjore nga ana e subjekteve ushqimore si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës si dhe gjurmueshmëria.
Forcimi i kontrolleve, monitorimi dhe bashkëpunimi me konsumatorët ashtu si edhe me subjektet do të vijojë ne çdo kohë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në të gjithë vendin.






