AKU vijon trajnimet me inspektorët për forcimin e kontrolleve zyrtare

Në drejtorinë rajonale të AKU Tiranë, u zhvillua një trajnim për inspektorët, mbi procedurat e kontrollit zyrtar në fushën e inputeve bujqësore dhe të veprimtarisë së duhan-cigareve, procedurat e marrjes së mostrave, përdorimin e listave të verifikimit (check-listave) si dhe çështje të tjera teknike e procedurale që lidhen me veprimtarinë e inspektimit.

Ky trajnim synon rritjen e profesionalizmit, unifikimin e praktikave të kontrollit zyrtar dhe përmirësimin punës së inspektorëve në funksion të zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe përmbushjes së detyrave institucionale.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme