AKU vijon trajnimet për forcimin e kapaciteteve profesionale të inspektorëve në Vlorë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me trajnimin për rritjen e kapaciteteve profesionale të trupës inspektuese, këtë herë me inspektorët e Drejtorisë Rajonale AKU Vlorë.
Trajnimi u fokusua në standardet tekniko-ligjore për verifikimin e kartës teknologjike dhe planit të vetëkontrollit HACCP gjatë inspektimeve në subjektet prodhuese dhe përpunuese të ushqimeve. Përmes bashkëbisedimit dhe ndërveprimit mes inspektorëve të Drejtorisë Rajonale AKU Vlorë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së, u trajtuan raste praktike dhe mënyra e identifikimit të rreziqeve, me synim parandalimin e mashtrimit ushqimor dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme