Sensibilizimi dhe monitorimi i subjekteve ushqimore që ushtrojnë aktivitetin në afërsi të shkollave u zhvillua këtë herë në qarkun e Beratit ku në fokus ishte forcimi i sigurisë ushqimore duke zbatuar kërkesat ligjore si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkepunimit të subjekteve me institucionin duke qenë partnerë në interesin e përbashkët të shëndetit të fëmijëve.
U monitoruan subjekte si pastiçeri, supermarkete, njësi tregtimi, byrektore, markete, dhe fast-food. Zbatimi i kërkesave ligjore si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj, e forcojnë më tej sigurinë ushqimore dhe garantojnë sigurinë e konsumatorëve të vegjël në të gjithë vendin.










