Krahas kontrolleve dhe monitorimeve në të gjithë vendin, vijojnë paralelisht dhe intensivisht kontrollet rigoroze të të gjitha ngarkesave të cilat hyjnë në vendin tonë nëpërmjet Pikave të Inspektimit Kufitar.
Gjatë ditës së sotme procesi i kontrolleve në Pikën e Inspektimit Kufitar Kakavije, u monitorua nga afër nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së z. Robert Lili, Kryeinspektorit të Republikës z. Shkëlqim Hajdari dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore.
Fakti se volumi i ngarkesave që hyjnë në vend është i njejtë me atë të muajve të mëparshëm na jep sigurinë se nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë mungesë të produkteve ushqimore në treg.
Meritë të veçantë në përballimin e kësaj situate kanë Operatorët e Biznesit Ushqimor, që në bashkëpunim të ngushtë me AKU-në nuk po ndalen përballë situatës së vështirë të krijuar duke plotësuar nevojat e konsumatorëve.