🔴 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar COVID-19, ka vënë në zbatim Listën e Verifikimit për Operatorët e Biznesit Ushqimor, të hartuar nga aktet ligjore të dala nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Këshillit të Ministrave, për të monitoruar specifikisht subjektet me aktivitet “Furrë buke”, “Treg ushqimor”, “Market” dhe “Supermarket”, në zbatim të kritereve të higjenës, prodhimit, cilësisë, ruajtjes dhe ofrimit të produkteve ushqimore të sigurta për konsumatorin. Elementët të kësaj liste verifikimi janë:
- Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ,
- Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda ambienteve të punës,
- Prania e dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor,
- Mirëmbajtja , pastrimi dhe dezinfektimi , kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës,
- Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi,
- Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin,
- Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore,
- Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.
AKU do jetë e pranishme , në çdo rast përmes trupave të posacme të inspektorëve për parandalimin e abuzimit dhe garantimin e sigurisë ushqimore.
❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO