AKU/ Thirrje  për zbatimin e fashave orare për lëvizjen e konsumatorëve dhe kryerjen e aktivitetit nga OBU

 

🔴 Në bazë të urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00-13:00, duke filluar nga dita e hënë, datë 23.3.2020.

Përsërisim thirrjen për zbatim nga konsumatorët dhe Operatorët e Biznesit Ushqimor të këtyre masa të domosdoshme për të shmangur përhapjen e COVID-19. Jemi në një gjendje luftë me një armik të padukshëm, por shumë të rrezikshëm e të pamëshirshëm, të cilin do duhet ta mposhtim së bashku duke qëndruar veçmas, secili në banesën e vet. Na kërkohet vetëm të qëndrojnë në shtëpi, të kufizojmë kontaktet dhe lëvizjet, si dhe të ndjekim këshillat e mjekëve. Është një sakrificë e madhe që kërkon durim të hekurt, por nuk kemi rrugë tjetër.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,