Inspektimet ndryshojnë qasje: Edukim, këshillim dhe paralajmërim për bizneset drejt standardeve të BE-së

Përmirësimi i funksionit dhe mënyrës së inspektimeve, bëri bashkë në një takim të gjitha inspektoriatet me praninë e Kryeministrit z.Edi Rama, Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit znj. Delina Ibrahimaj dhe Kryeinspektorit të Përgjithshëm z.Dashnor Sula.
Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së znj.Blerina Gjylameti, krahas drejtuesve të tjerë të inspektoriateve, me qëllim angazhimin e qasjeve te reja në mënyrën e inspektimit për të qenë më pranë në informim dhe këshillim të bizneseve, përballë sfidës të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Kryeministri Rama paralajmëroi një ndryshim rrënjësor në mënyrën e inspektimit, duke pasur si qasje edukimin dhe këshillimin e biznesit, paralajmërimin dhe më pas masat administrative, për një marrëdhënie të re me biznesin për arritjen e standardeve të kërkuara nga BE.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme