AKU vijon fushatën e ndërgjegjësimit të OBU, në Bulqizë dhe Burrel

Në Burrel dhe Bulqizë, AKU vijon sensibilizimin dhe informimin e subjekteve ushqimore, me fokus mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit dhe forcimin e sigurisë ushqimore.
Marketet, supermarketet, magazinat ushqimore, furrat e bukës dhe pastiçeritë u informuan mbi rëndësinë e gjurmueshmërisë, kushteve higjieno-sanitare, sistemit HACCP, dokumentacionit, jetëgjatësisë, ruajtjes dhe etiketimit të produkteve.
Respektimi i standardeve ligjore garanton një zinxhir ushqimor më të sigurt dhe mbron shëndetin e konsumatorëve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë në të gjithë vendin, duke forcuar bashkëpunimin Institucion-OBU-Konsumator.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme