AKU forcon koordinimin rajonal për rritjen e efektivitetit të kontrolleve në terren

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u zhvillua një takim pune me drejtorët e qarqeve, me fokus forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të strukturave rajonale, si dhe rritjen e efektivitetit të monitorimeve dhe inspektimeve në terren.
Gjatë takimit, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, theksoi se, duhet të kemi një qasje më të unifikuar në planifikimin dhe realizimin e kontrolleve zyrtare, ndërgjegjësimit mbi sigurinë ushqimore në shkolla, si dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë identifikimit dhe adresimit në kohë të problematikave që lidhen me sigurinë ushqimore.
Një tjetër çështje e rëndësishme ishte përgjigjja ndaj qytetarëve dhe trajtimi në kohë i ankesave të tyre, duke garantuar komunikim të shpejtë, korrekt dhe transparent nga strukturat e AKU-së.
Në kuadër të orientimeve dhe prioriteteve në metodologjine “Besa” dhe “PasqyraAlbania”, znj. Gjylameti tha se janë instrumente angazhuese për rritjen e cilësisë së shërbimeve publike dhe forcimin e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
“AKU do të vijojë të punojë për një administrim sa më efikas, profesional dhe të përgjegjshëm të sigurisë ushqimore në të gjithë territorin e vendit”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme