Nga Spilleja në Divjakë ka vijuar ndërgjegjësimi i Operatorëve të Biznesit Ushqimor me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve vendas e të huaj.
U zhvilluan takime, u komunikua dhe u këshilluan subjektet të tilla si: restorante, markete, supermarkete, furrat e bukës dhe pastiçeritë, të cilët janë hallka kryesore e plotësimit të kërkesave ligjore sa i përket etiketimit, kushteve të prodhimit dhe ruajtjes, kushtet higjieno sanitare, HACCP si dhe gjurmueshmërisë së produktit.
Zbatimi i çdo kërkese ligjore forcon sigurinë ushqimore, forcon zinxhirin ushqimor dhe na përafron me tej me standardet evropiane.








