Në Golem, pikat turistike të radhës ku vijoi komunikimi dhe ndërgjegjësimi i Operatorëve të Biznesit Ushqimor, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror dhe garantimit të sigurisë ushqimore në vend.
Restorantet, marketet, supermarketet, furrat e bukës dhe pastiçeritë ishin subjektet pranë të cilave u krye ndërgjegjësimi me fokus plotësimin rigoroz të kërkesave ligjore nga dokumentacioni e deri tek kontrolli fizik i produktit sa i përket etiketimit, kushteve të prodhimit dhe ruajtjes, kushtet higjieno-sanitare, HACCP si dhe gjurmueshmërisë së produktit.
Zbatimi i çdo kërkese ligjore forcon bashkëpunimin me institucionin dhe konsumatorin, ndaj sensibilizimi i vazhdueshëm i subjekteve do të vijojë në të gjithë vendin, në çdo qytet me qëllim misionin e përbashkët, sigurinë ushqimore.









