Video/ AKU vijon monitorimin dhe kontrollet në terren në përgjigje të situatës së krijuar në vend nga COVID-19

 

Edhe pse deri më tani s’ka asnjë të dhënë shkencore që ushqimi është një burim ose rrugë e mundshme e transmetimit të COVID-19, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në terren për të monitoruar të gjitha subjektet tregtare në vend, si dhe pikat kufitare prej nga hyjnë produkte të ndryshme ushqimore në Shqipëri. Në këtë situatë të krijuar është shumë e rëndësishme që ne të kemi ushqime të sigurta në treg dhe patjetër të mos lejojmë abuzimin me çmimet. Askush të mos tentojë të përfitojë padrejtësisht në kurriz të shqiptarëve që po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme për të mundur armikun e padukshëm, COVID-19. Përsëris edhe njëherë thirrjen për të qëndruar në shtëpi, për të kufizuar lëvizjet dhe kontaktet, si dhe për të larë duart shpesh. Me durim të hekurt dhe besim tek njëri-tjetri, e sigurt se do ia dalim mbanë.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Për më shumë, ndiqni videon.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,