DRAKU Durrës vijon monitorimin dhe kontrollet në terren në përgjigje të situatës së krijuar në vend nga COVID-19

 

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Durrës ka vijuar kryerjen e monitorimeve pranë subjekteve ushqimore me aktivitet të ndyshëm, të tilla si: “Njësi tregtimi për produkte bulmet/ fruta-perime”, “Njësi prodhimi dhe tregtimi ëmbësirash”, “Supermarket” dhe “Furrë buke”, në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së COVID-19.

Qëllimi kryesor ndaj Operatorëve të Biznesit Ushqimor, ka qënë udhëzimi i tyre për shtimin e kujdesit të higjenës në punë, kushte të mira higjenike gjatë prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore, mbajtja e dorezave dhe maskave, respektimi i distancës nga klientët, si dhe në mënyrë specifike subjektet me aktivitet “Furrë buke” janë këshilluar në tregtimin e produktit ushqimore “bukë” në gjendje të paprerë, për të shmangur në këtë mënyrë intoksikimin e saj.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë monitorimin e OBU-ve në të gjithë vendin për zbatimin në mënyrë rigoroze të udhëzimeve dhe këshillave të dhëna me qëllim shmangjen e përhapjes së COVID-19, duke garantuar kështu sigurinë ushqimore në vend dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorëve.

 

❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme