Në fokusin e veçantë të monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pranë subjekteve me aktivitet “Furrë buke”, ku përveç kushteve higjenike, të tilla si: mbajtja e dorezave, maskave dhe respektimi i distancës ndërmjet klientëve, si shtim i masave ndaj COVID-19, ka qenë edhe trajtimi dhe shërbimi i produktit ushqimor “bukë”.
Inspektorët e AKU-së kanë udhëzuar shitësit e produktit ushqimor “bukë” për shmangien në mënyrë kategorike të prerjes së “bukës”, pasi kjo gjë sjell intoksinimin e produktit ushqimor, duke cënuar direkt shëndetin e konsumatorëve.
Shtimi i masave higjenike dhe zbatimi me rigorozitet i udhëzimeve dhe këshillave të inspektorëve të AKU-së do të shërbejnë në funksion të rritjes së sigurisë dhe shmangjen e përhapjes së COVID-19.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton të gjithë konsumatorët që të refuzojnë produktin ushqimor “bukë” në gjendje të prerë, duke bashkëpunuar në forcimin e mëtejshëm dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre.
❗️ FRIKË ASPAK, KUJDES PO