Veprimtaria e Ditës së Djeshme të Drejtorisë Rajonale Fier

Nga Veriu në Jug…

 

Drejtoria Rajonale e AKU Fier gjatë ditës së djeshme ka kryer veprimtarinë e përmbledhur si më poshtë:

 

📌Janë kryer 13 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);

 

📌Janë vendosur 3 masa administrative “gjobë” me vlerë 300.000 lekë në total për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare;

 

📌Janë vendosur 4 masa administrative “Paralajmërim” si dhe është lënë detyra e korigjimit të mangësive të konstatuara;

 

📌Janë marrë 4 mostra për kryerjen e 4 analizave laboratorike;

 

📌Është vendosur masa administrative “Bllokim Produkti” për 21 kg mish (viçi dhe qingji) i konstatuar i pasigurt për konsum human;

 

AKU në sajë të monitorimeve rigroze të kryera për çdo ditë garanton të gjithë konsumatorët për sigurinë e produkteve të cilat konsumojnë dhe fton që bashkërisht të bëhemi edhe më të fortë nëpërmjet rubrikës “Denonco”.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

Bëhu dhe ti pjesë e saj!

Denonco në:

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë)    |    tel: 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.