Sot jemi në Shkodër:
Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër gjatë periudhës 4-6 Nëntor ka kryer veprimtarinë e përmbledhur si më poshtë:
📌Janë kryer 118 kontrolle zyrtare në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit;
📌Janë kryer 21 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);
📌Janë vendosur 4 masa administrative “gjobë” me vlerë 2.800.000 lekë në total;
📌Është vendosur 1 masë administrative “Paralajmërim” si dhe është lënë detyra e korigjimit të mangësive të konstatuara;
📌Janë marrë 14 mostra për kryerjen e 30 analizave laboratorike;
📌Është vendosur masa administrative “Bllokim Produkti” për 34 litra pije joalkoolike (pije freskuese) të paetiketuara në gjuhën shqipe dhe pa dokumentacion gjurmushmërie;
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet për qëllimin e përbashkët të sigurisë ushqimore duke garantuar të gjithë konsumatorët për sigurinë e produkteve të cilat konsumojnë.
Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët!
#BëhudheTiPjesëeSaj!
Denonco në:
info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagese) | tel: 042254052