PERFITIMET E QASJES ME BAZE RISKU NE SIGURINE USHQIMORE DHE USHQIMIT- PARMA SUMMER SCHOOL 2019

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), së bashku me Universitetin e Parmës dhe në bashkëpunim me Universitetin Katolik ‘Sacro Cuore’ të Piacencës, Shkollën e studimeve të avancuara mbi ushqimin dhe të ushqyerit (Universiteti i Parmës), Universitetin Teknik të Danimarkës, Agjencinë Kombëtare të Ushqimit të Suedisë, Universitetin e Barcelonës dhe Institutin Superior të Shëndetësisë po organizojnë një shkollë verore 3-ditore (pa tarifë regjistrimi), e hapur për shkencëtarë të rinj nga e gjithë bota.

Edicioni i vitit 2019 do të trajtojë përfitimet e qasjes me bazë risku në sigurinë ushqimore dhe ushqimin dhe do të zhvillohet në ambientet e EFSA në Parma nga data 11-13 Qershor 2019.
Objektivi i përgjithshëm i eventit është dhënia e mundësisë për të mësuar nga disa nga ekspertët më të mirë në fushën e qasjes me bazë risku në sigurinë ushqimore, duke përfshirë teori, raste studimore dhe komunikim të rezultateve në studimet e përfitimeve me bazë risku.
Regjistrimi është i kufizuar për 150 persona dhe afati për aplikim është data 30 Maj 2019.

Për më shumë informacion: http://www.parmasummerschool.unipr.it/

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme