AKU vijon në Lezhë fushatën ndërgjegjësuese me OBU pranë shkollave

Ndërgjegjësimi i subjekteve ushqimore në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor ka vijuar në qytetin e Lezhës.
Gjatë kësaj kohe u monitoruan dhe këshilluan subjekte si pastiçeri, njësi tregtimi, furra buke, markete, tregtim akullore dhe fast-food, me fokus plotësimin e kërkesave ligjore mbi elementë kryesorë dhe jo vetëm si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj.

Komunikimi dhe sensibilizimi i subjekteve do të vijojë në të gjithë vendin, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve, forcimin e bashkëpunimit me subjektet, por edhe vënien përpara përgjegjësisë për çdo shkelje të evidentuar.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme