AKU zhvillon takim me rrjetet e supermarketeve për sigurinë ushqimore

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, znj. Blerina Gjylameti, zhvilloi një takim me përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve, ku në fokus ishte siguria ushqimore, problematikat në treg dhe forcimi i bashkëpunimit me biznesin.

Znj.Gjylameti, theksoi se siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë aktorëve të zinxhirit ushqimor dhe se përballimi i problematikave kërkon bashkëpunim dhe adresim të tyre në mënyrë konkrete.

Gjate takimit, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU, paralajmëroi ndryshimet që po ndërmerren në kuadër të reformës së kontrollit ushqimor, me synim një qasje të integruar “nga ferma në tryezë”, shmangien e mbivendosjeve në kontrolle, trajnimin e trupës inspektuese sipas standardeve europiane dhe forcimin e kapaciteteve laboratorike për analiza më të shpejta.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme