Vizitë në një stabiliment me aktivitet grumbullimi dhe paketimi të vezëve

Në vijim të ndjekjes së procesit të vlerësimit dhe kategorizimit të produkteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, së bashku me Ministrin e MBZHR-së, Z. Andis Salla, zhvilluan një vizitë në Durrës, në një stabiliment me aktivitet të grumbullimit dhe paketimit të vezëve.
U ndoq nga afër procesi i punës në këtë stabiliment furnizues i tregut vendas dhe eksportues në rajon e më gjerë, ku u theksua rëndësia e këtij procesi për garantimin e sigurisë ushqimore, si dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Kapitulli 12 “Siguria Ushqimore”, në kuadër të përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

#siguriaushqimoresigurikombëtare

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme