Kryerja e procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar, do të mbështetet tashmë nga projekti CRAD i Bankës Botërore, duke sjellë përmirësime të ndjeshme në infrastrukturë dhe rritje të efikasitetit të shërbimeve.
Kjo iniciativë ka bërë bashkë në PIK Durrës, Drejtoreshën e AKU-së Znj.Blerina Gjylameti, Ministrin e MBZHR-së Z.Andis Salla dhe Ministrin e MB-së, Z.Besfort Lamallari, në kuadër edhe të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, shërbimet e AKU-së dhe ato doganore.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, theksoi rëndësinë e investimeve që do të kryejë Banka Botërore, si në infrastrukturë, ashtu edhe në pajisjet screening, si mbështetje cilësore për analizimin e produkteve në PIK, në marrjen e rezultatit paraprak gjatë kontrollit fizik, si dhe pajisjeve për marrjen dhe shoqërimin e mostrave në laboratorë.
Ky projekt do të lehtësojë qarkullimin e ligjshëm kufitar, si dhe zbulimin dhe parandalimin e çdo shkeljeje sipas fushës së veprimtarive.











