AKU-GIZ trajnim për forcimin e kapaciteteve të inspektorëve të PIK

Në datat 14–15 prill, në Durrës, u zhvillua një trajnim dy-ditor për inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), të angazhuar në pikat e inspektimit kufitar, me temë: “Kursi i trajnimit për palët e CEFTA-s mbi kontrollin në kufi të kontenierëve me fruta dhe perime”.

Trajnimi u organizua në bashkëpunim me GIZ Shqipëri dhe u fokusua në forcimin e kapaciteteve profesionale të inspektorëve, veçanërisht në drejtim të procedurave për lehtësimin e tregtisë së importit të frutave dhe perimeve brenda CEFTA-s. Gjatë zhvillimit të aktivitetit u trajtuan tema të rëndësishme, si: procedurat e marrjes së mostrave, identifikimi i dëmtuesve të frutave dhe perimeve, si dhe elementet kryesore të kontrollit fitosanitar në import.

Në kuadër të trajnimit u realizua gjithashtu një ushtrim praktik në terren, pranë Portit të Durrësit, i fokusuar në zbatimin e procedurave të importit të fruta-perimeve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme