Siguria Ushqimore/Prioritet Kombëtar dhe Përgjegjësi e përbashkët për integrimin në BE

AKU zhvilloi një takim me operatorët e biznesit ushqimor, me praninë e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama, Ambasadorit të BE-së Z.Silvio Gonzato, Ministrit të MBZHR-së Z.Andis Salla, Kryenegociatores së Shqipërisë në procesin e integrimit në BE- Znj.Majlinda Dhuka, Kryeinspektorit të Përgjithshëm Z. Dashnor Sula, si dhe shumë aktorëve dhe faktorëve të tjerë të cilët do të mbështesin procesin e vlerësimit dhe kategorizimit të stabilimenteve të produkteve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë, për përgatitjen e programit kombëtar të përmirësimit të këtyre stabilimenteve.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së Znj. Blerina Gjylameti theksoi se, ky proces na ndihmon te kemi një panoramë të qartë të nivelit përputhshmërisë me legjislacionin, identifikimin e problematikave si dhe marrjen e masave konkrete për përmirësimin dhe rritjen e standarteve në stabilimentet ushqimore.
“Angazhimi i të gjithë institucioneve, mbështetja e partnerëve evropianë si dhe bashkëpunimi me Industrinë do të ndërtojë një sistem modern dhe të besueshëm të sigurisë ushqimore në Shqipëri” tha drejtoresha e përgjithshme e AKU Znj.Gjylameti.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme