Në vijim të procesit të vlerësimit të bizneseve me origjinë shtazore dhe ushqimit për kafshë, Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Znj. Blerina Gjylameti, e ndoqi nga afër sot procesin në Fier në stabilimentin e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ku ritheksoi rëndësinë e madhe të këtij procesi, në përmbushjen e kërkesave të kapitullit të 12 “Siguria Ushqimore”, në përgatitjen e Shqipërisë për aderimin në BE.
Ky proces do të shtrihet në të gjitha qarqet e vendit, në periudhën kohore prill-korrik 2026.
#siguriaushqimoresigurikombëtare
#bashkëpërsigurinëushqimore






